Objekti i veprimtarisë së Agjencisë është parandalimi, zbulimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e strukturave, të burgosurit dhe personat nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës.
Misioni i Agjencisë është parandalimi, mbikëqyrja, hetimi dhe garantimi i zbatimit të ligjit nga punonjësit e strukturave, të burgosurit dhe personat nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës, që cenojnë regjimin e strukturave, me qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshëm të shtetit, strukturave dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut, nga veprimet ose mosveprimet e kundërligjshme të tyre.
Subjektet e mbikëqyrjes së Agjencisë janë:
a) punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve;
b) punonjësit e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale;
c) punonjësit e Policisë së Burgjeve;
ç) të burgosurit;
d) punonjësit e Shërbimit të Provës;
dh) personat nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës.
