DREJTUESI I INSTITUCIONIT

Eduart Merkaj

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Jetëshkrim

Eduart Merkaj u lind më datë 22 Maj 1977.

Është diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, diplomuar në Akademinë e Policisë si dhe diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë.

Ka marrë pjesë në trajnime në fushën e sigurisë dhe atë menaxhuese në Akademi Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Agjencive Ligjzbatuese.

-Çertifikuar si Trajner Trajnues pranë Këshillit të Europës, Strasburg, për fushën e Antikorrupsionit dhe Pastrimit të Parave.

-Çertifikuar në Akademinë Ndërkombëtare Antikorrupsion në Laxenbourg, Austri.

Ka një eksperiencë pune prej 27 vitesh në strukturat e Agjencive Ligjzbatuese, konkretisht të Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SHISH, ku ka mbajtur disa funksione.

Ka mbajtur poste drejtuese në Agjencitë Ligjzbatuese në varësi të Ministrisë së Brendshme si dhe në strukturat e Policisë së Shtetit, konkretisht:

-Drejtor i Departamentit të Policë Kriminale,

-Drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit,

-Drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA),

-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në maj të vitit 2026, me Urdhër të Kryeministrit është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP).