Agjencia ka për mision parandalimin, mbikëqyrjen, hetimin dhe garantimin e zbatimit të ligjit nga punonjësit e strukturave, të burgosurit dh personat nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës, që cenojnë regjimin e strukturave, me qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshëm të shtetit, strukturave dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut, nga veprimet ose mosveprimet e kundërligjshme të tyre.
Agjencia gjatë ushtrimit të veprimtarisë udhëhiqet nga këto parime:
a) ligjshmëria;
b) ruajtja e konfidencialitetit dhe e sekretit hetimor e shtetëror;
c) proporcionaliteti;
ç) drejtësia dhe paanësia;
d) respektimi i lirive dhe të të drejtave të njeriut;
dh) kontrolli dhe llogaridhënia;
e) objektiviteti dhe paanshmëria;
ë) profesionalizmi dhe ndershmëria në ushtrimin e detyrave;
f) transparenca;
g) shmangia e konfliktit të interesit;
gj) barazia dhe mosdiskriminimi.
