Sot në datën 25.08.2026, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve O.A. i burgosur në IEVP Jordan Misja (313) dhe S. Z. familjar i të burgosurit, për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shperthyese dhe municioneve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 dhe 278 të Kodit Penal.
Nga informacionet e siguruara ne rrugë operative në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, gjatë kontrollit ne vijë të dytë në IEVP Jordan Misja (313), është konstatuar në ushqimet e sjella nga familjari S. Z. për të burgosurin O. A., një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis dhe kokainë dhe konkretisht:
1- 17 doza të dyshuara lëndë narkotike kanabis;
2- 12 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S.Z. është gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe kanabis, si edhe një fishek.
Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën info@amsevp.gov.al.


